“Mbajti Lindën dhe lëshoi Belindën”, Berisha akuza kryeministrit edhe për çështjen “Agasi”

Kreu i PD-së tha se zv.kryeministrja duhet të dalë në Parlament për të informuar shqiptarët lidhur me pazaret e dyshimta dhe dëmet e mëdha ekonomike që janë shkaktuar.

18.12.2025. 11:50

“Mbajti Lindën dhe lëshoi Belindën”, Berisha akuza kryeministrit edhe për çështjen “Agasi”

Në përfundim të seancës se tensionuar në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat. Ai ngriti akuza ndaj qeverisë, veçanërisht ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, por edhe Ergys Agasi, rreth dyshimeve për pengmarrjen e dy personave.

Berisha theksoi se Balluku duhet të dalë përpara Parlamentit për të informuar shqiptarët lidhur me pazaret e dyshimta dhe dëmet e mëdha ekonomike që u janë shkaktuar qytetarëve. Ai pretendoi se kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për të tërhequr mbështetjen ndaj zv.kryeministres gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, si pata njoftuar tre ditë më parë, se Rama ishte në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por, parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, deklaroi kreu i PD-së.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi gjithashtu emra dhe akuza të rënda ndaj personave të afërt me kryeministrin, duke theksuar se, sipas tij, drejtësia nuk po vepron. “Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore”, u shpreh Berisha, duke paralajmëruar vijimin e përplasjeve politike në Kuvend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)