Pas skenave kaotike dhe të dhunshme që u regjistruan këtë të enjte në Kuvend, Partia Socialiste depozitoi kërkesën për përjashtimin e një numri të madh deputetësh të Partisë Demokratike. Më specifikisht bëhet fjalë për kërkesë për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opizitës.
Sipas kërkesës së PS-së, deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata, Klevis Balliu dhe Flamur Noka duhet të përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Arsyeja është futja dhe përdorimi në Parlament i lëndëve piroteknike dhe tymse.
Ndërkohë për deputetët Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi janë propozuar për 30 ditë përjashtim. Mes akuzave për ta janë dëmtimi i pajisjeve në sallën e Kuvendit, por edhe goditje e punonjësve të Gardës.
Për një periudhë 10-ditore përjashtimi janë propozuar deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.
“Seanca plenare e datës sotme u karakterizua nga akte të shumta dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Këto akte kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura”, deklaroi zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PS-së, Erjona Ismaili.
Foto: Newsmax Albania
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)