“21 janari”, dalin detaje nga dëshmia e Metës: U informova nga shërbimet e huaja…

Ilir Meta ka zbuluar para SPAK se kishte marrë informacion nga shërbimet e huaja se në protestën e 21 janarit 2011 do të kishtë dhunë. Sipas avokatit të tij, ky informacion i ishte dhënë dhe presidentit dhe kryeministrit të asaj kohe.

18.12.2025. 16:49

“21 janari”, dalin detaje nga dëshmia e Metës: U informova nga shërbimet e huaja…

Janë zbuluar detaje nga dëshmia që ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë në SPAK, ku qëndroi për më shumë se dy orë e gjysmë për të dhënë dëshminë e tij për protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 persona e u plagosën shumë të tjerë

Avokati Kujtim Cakrani zbuloi për mediat se Ilir Meta ka thënë se para protestës së 21 janarit ishte informuar nga shërbimet e huaja se protesta e opozitës së asaj kohe do të ishte e dhunshme dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Sipas Cakranit këto të dhëna i ishte përcjellë dhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.

Ish-kreu i Shtetit u mor në pyetje nga SPAK pasi më parë kishte kërkuar vetë të dëshmonte si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, ku në bulevard mbetën të vrarë katër protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Protesta e 21 Janarit pati si motiv një video-skandal mes zv.kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta dhe ish-ministrit të Energjisë, Dritan Prifti, ku komunikonin për një “pazar” prej 700 mijë eurosh, në këmbim të koncesionit për një hidrocentral.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)