Përplasja me Berishën, PD i jep goditjen e parë Salianjit

Partia Demokratike largon Ervin Salianjin nga detyra e drejtuesit politik në njësinë nr.6. Vendimi vjen pas përplasjeve të fundit me Sali Berishën.

18.12.2025. 18:59

Përplasja me Berishën, PD i jep goditjen e parë Salianjit

Partia Demokratike ka larguar nga detyra e drejtuesit politik, Ervin Salianjin, pas përplasjeve që ky I fundit ka pasur me kryetarin e partisë, Sali Berisha.

Salianji ishte në drejtimin e njësisë nr.6 në Tiranë dhe largimi i tij vjen vetëm 3 ditë para protestës kombëtare që PD do të mbajë përpara kryeministrisë.

Përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës, hyn kështu në një fazë të re dhe përçarja bëhet edhe më e thellë.

Një ditë më parë, Berisha tha se PD nuk përjashton asnjë, por shtoi se ekziston dhe vetëpërjashtimi. Ai akuzoi Salianjin se takimin që ai pati me demokratët në Elbasan e organizoi Suel Çela.

I menjëhershëm që dhe reagimi i Salianjit, i cili i kujtoi Berishës se kishte caktuar deputet, Arjan Ndojën, një ish-prokuror, të cilit iu bë atentat teksa ishte me disa persona me precedentë penalë.

Ervin Salianji ka nisur një foltore të re me demokratët që ka në fokus rienergjizimin e partisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)