“Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, Arlind Qori protestë para parlamentit

Lëvizja Bashkë ka protestuar mbrëmjen e së enjtes kundër kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Balluku.

18.12.2025. 20:02

“Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, Arlind Qori protestë para parlamentit

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka protestuar mbrëmjen e së enjtes përpara parlamentit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Qori thirri qytetarët të bashkoheshin në protestë, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi disa ditë më parë të rikthente në detyre zv.kryeministren Belinda Balluku.

Gjatë protestës, mbështetësit e Lëvizjes Bashkë mbanin pankarta të shumta në duar mes të cilave spikasnin: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, apo dhe “Rama dhe Balluku na vodhën festat”.

Kujtojmë se të premten ka thirrur një protestë para parlamentit Agron Shehaj i Partisë Mundësia, teksa më 22 dhjetor opozita do të mbajë protestë kombëtare para kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)