Shehaj: Po mbyllet çështja Balluku, kërkesa e SPAK mbahet e fshehtë
Kreu i partisë Mundësia denoncoi se nuk është lejuar të marrë pjesë në Këshillin e Mandateve, duke e cilësuar mbledhjen me dyer të mbyllura si një precedent të rrezikshëm.
Bllokim i transparencës lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim. Kjo është akuza e ngritur nga kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Deklaratat ai i bëri gjatë protestës së zhvilluar pranë Kryesisë së Kuvendit, në kohën kur po mblidhej Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit.
Shehaj tha se, pavarësisht një kërkese zyrtare, nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhje, duke e cilësuar këtë vendim si një përpjekje për të mbajtur të fshehur kërkesën e SPAK. “Kanë vendosur që ta mbyllin çështjen dhe po bëjnë gjithçka për të fshehur atë që po ndodh. Kërkesa e SPAK po mbahet sekret. Si kryetar partie kam të drejtë të jem i pranishëm në Këshillin e Mandateve dhe të përfaqësoj forcën politike që drejtoj”, u shpreh ai.
Foto: LSA
Kreu i “Mundësia” hodhi akuza edhe ndaj Taulant Ballës, duke pretenduar se ai ka urdhëruar që në mbledhje të lejohen vetëm anëtarët e Këshillit. Sipas Shehajt, zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura përbën një precedent të rrezikshëm në Kuvend. “Është hera e parë që një mbledhje e tillë mbahet me dyer të mbyllura. Po përdoret si justifikim fakti se këtë e kanë kërkuar prokurorët, por në të vërtetë kjo shërben për të mbyllur çështjen”, tha ai.
Shehaj shtoi: “Kam kërkuar zyrtarisht të jem në Këshill dhe më është refuzuar. Kjo tregon se po tentohet të mbyllet çështja. Ndërkohë, SPAK kërkon arrestimin e Ballukut dhe ajo duhet të përballet me drejtësinë”. Për të vijuar me akuzat ndaj zv.kryeministres, kreu i Mundësia pretendon që Balluku ka deklaruar se përgjegjësia për tenderat bie mbi kryeministrin Edi Rama. “Sot nuk ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Qytetari nuk e di më kujt t’i drejtohet për mbrojtje, kur institucionet që duhet ta mbrojnë janë të përfshira”, theksoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)