Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është kthyer në një tjetër fushe beteje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Tashmë janë zbuluar detaje mbi mënyrën e trajtimit të provave të dorëzuara nga SPAK, që mbështesin kërkesën për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Opozita kërkoi të marrë me vete USB-në me materialet e akuzës, për ta shqyrtuar edhe pas mbledhjes, megjithatë ka hasur në kundërshtinë e Partisë Socialiste. Deputetët e mazhorancës nuk lejojnë që dokumentacioni të dalë nga salla e mbledhjes.
Foto: Newsmax Albania
Kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sugjeroi që provat të shihen vetëm brenda mbledhjes. Nga ana e tyre, prokurorët e SPAK sqaruan se USB-ja mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, por janë dakord që deputetët ta marrin me vete materialin.
Foto: Newsmax Albania
Më tepër kohë për tu njohur me materialin ka kërkuar edhe avokati i Belinda Ballukut, i cili me këtë argument ka hedhur për shqyrtim shtyrjen e mbledhjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)