“Deri atëherë Belinda ka ngrënë bakllavanë dhe dëshmitarët”, Bardhi: Duan ta shtyjnë imunitetin deri në shkurt

Kreu i grupit të PD, Bardhi deklaron se mazhoranca kërkon që ta shtyjë deri në shkurt çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij gjatë kësaj kohë zv.kryeministrja rrezikon të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

19.12.2025. 16:43

“Deri atëherë Belinda ka ngrënë bakllavanë dhe dëshmitarët”, Bardhi: Duan ta shtyjnë imunitetin deri në shkurt

Gazment Bardhi ka shprehur qëndrimin e opozitës kundër propozimit të mazhorancës dhe avokatit të Belinda Ballukut për ta shtyrë çështjen e imunitetit të saj për në janar, me pretendimin se dosja është voluminoze dhe duhen disa javë kohë për ta shqyrtuar atë.

Teksa solli në vëmendje rastin e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, Bardhi deklaroi me ironi para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, se nëse kjo çështje shtyhet disa javë atëherë Balluku ka ngrënë bakllavanë dhe dëshmitarët e dosjes.

“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar.

Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.

Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)