Sali Berisha e zhvendosi “Foltoren” në Kurbin këtë të shtunë. Gjatë fjalës para simpatizantëve, Berisha ka artikuluar akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e lidhur atë me pasuri të konsiderueshme që, sipas tij, nuk justifikohen ligjërisht.
Sipas Berishës, hetimet e para ndaj një zëvendëskryeministreje kanë nxjerrë në pah shifra tronditëse për pasurinë e saj, ndërsa ai theksoi se ende nuk është bërë publike e gjithë panorama.
“Në dosjen e parë u hetua për një zv.kryeministre dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, me paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj, kishte siguruar për vete 300 apartamente,” deklaroi Berisha.
Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë, duke akuzuar figura të afërta me kryeministrin Edi Rama për luks të tepruar dhe lidhje kriminale.
“S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në Bashki. Tani me dy jahte,” u shpreh kreu i PD-së.
Berisha e cilësoi situatën politike si kritike dhe i bëri thirrje mbështetësve për mobilizim, duke theksuar se opozita është më e gatshme se kurrë për përballjen politike që, sipas tij, e pret vendin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)