Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, i janë bashkuar protestës së opozitës këtë pasditeje të hëne përpara Kryeministrisë.
Rreth orës 18:20 edhe kreu demokrat Sali Berisha është nisur drejt kryeministrisë nga selia e Partisë Demokratike, aty ku e presin me mijëra qytetarë, të cilët tashmë janë pozicionuar.
Protesta, e paralajmëruar nga Partia Demokratike, ishte parashikuar të niste në orën 18:00 dhe vjen si reagim ndaj, sipas opozitës, skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë Rama.
Policia e Shtetit ka dhënë leje për zhvillimin e saj për një afat kohor prej tre orësh, nga ora 18:00 deri në 21:00, ndërsa trafiku në disa akse kryesore është devijuar që prej orës 14:00.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)