Pas 2 orëve para kryeministrisë, me mijëra qytetarë dhe kreu demokrat Sali Berisha u zhvendosën në disa zona të tjera të kryeqytetin.
Nga Seli e Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për mediat duke thënë se ky aksion nuk do të ndalet më. Ai zbuloi edhe tre pikat që do të jenë objektiv i opozitës në vijim.
“Ky aksion nuk ndalet kurrë deri në largimin e Edi Ramës. Ai është armik. 3 drejtime do të ketë protesta, kryeministria, ndërtesa e krimit, ku kryehajdutët mbrojnë njëri-tjetrin. Parlamentin që asgjëson pluralizmin dhe Surreli, pallati tjetër i krimit.
Baxhanaku i Edi Ramës janë epiqendra e atyre zhvillimeve në AKSH. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)