Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë. Ai shpërndau një mesazh në rrjetet zyrtare sociale. Meta publikoi disa foto nga protesta, të shoqëruara me deklaratën: “Numërimi mbrapsht ka filluar!”, duke e konsideruar protestën si një sinjal për vijimin e aksionit opozitar kundër qeverisë.
Ai qëndron në burg prej 21 tetorit të vitit 2024. Akuzat e SPAK për Metën lidhen me korrupsionin, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi si edhe tre persona të tjerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)