Berisha provon të “sfumojë” Salianjin, takim me demokratët në Korçë
Kreu i PD-së në qytetin jug-lindor, në të njëjtin orar kur deputeti kishte njoftuar takimin me demokratët e Shkodrës.
12:35 91 ditë më parë27.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit e opozitës në qytetin e Korçës, ku mbajti një fjalim të fortë me akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, korrupsionit dhe asaj që ai e cilësoi si kapje të shtetit dhe farsë elektorale.
Në fjalën e tij para demokratëve të mbledhur në Korçë, Sali Berisha deklaroi se sipas tij, zhvillimet e fundit ndërkombëtare po konfirmojnë akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Ai u ndal tek Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor i Kongresit amerikan, duke theksuar se nga Uashingtoni po vijnë sinjale alarmi për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin.
“I dëgjoni sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Ramës dhe lidhjen e saj me krimin? Ne triumfuam,” u shpreh Berisha, duke e konsideruar këtë një fitore politike të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.
Kreu i PD-së theksoi se opozita ka kaluar periudha shumë të vështira, por ka arritur të mbijetojë dhe të dalë më e fortë. “Ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, por mbrojtëm lirinë, dinjitetin dhe kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira, kur bëhej gjithçka kundër nesh,” deklaroi ai.
Kreu i PD-së në qytetin jug-lindor, në të njëjtin orar kur deputeti kishte njoftuar takimin me demokratët e Shkodrës.
12:35 91 ditë më parë27.12.2025.
Autori
Sali Berisha deklaroi se opozita po mendon organizimin e protestave të përditshme përpara kryeministrisë për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
11:40 92 ditë më parë26.12.2025.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vizitoi Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e Festës së Krishtlindjes, nga ku uroi dhe të gjithë besimtarët.
12:12 93 ditë më parë25.12.2025.
AutoriSipas Berishës, sot opozita ndodhet në një fazë të re politike, më të qartë dhe më të vendosur. “Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë në histori,” tha ai, duke shtuar se PD ka paraqitur mijëra dokumente para opinionit ndërkombëtar që, sipas tij, faktojnë se Edi Rama është “armik i votës së lirë”.
Berisha akuzoi qeverinë se nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ai nuk zhvillon zgjedhje, por vetëm farsë elektorale, dhe kjo na jep të drejtë të kërkojmë ndëshkimin që meriton,” u shpreh ai.
Ai vijon sulmet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Berisha e akuzoi atë për pasurim të paligjshëm, duke përmendur pasuri të mëdha që, sipas tij, janë përfituar gjatë qeverisjes. “300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Nga një babysitter në Athinë në milionere duke vjedhur taksat e shqiptarëve,” tha Berisha.
Ai shtoi se Rama dhe Balluku “i kanë ditët e numëruara”, duke theksuar se në qeverisjen e PD-së nuk është penguar kurrë drejtësia. “Ne kishim armike prokuroren Ina Rama, por kurrë nuk na shkoi në mendje të mos hiqnim imunitetin e deputetëve,” deklaroi Berisha.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)