Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi ironizon Ramën: Ishin tubat e PD

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për qëndrimin e kryeministrit Rama për situatën e krijuar në Vlorë me mungesën e ujit të pijshëm. Me ironi, Këlliçi shkruan se edhe për këtë gjë e ka fajin Saliu.

29.12.2025. 17:42

Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi ironizon Ramën: Ishin tubat e PD

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ironizuar reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën alarmante që është krijuar në Vlorë prej disa ditësh, ku mungon furnizimi me ujë për shkak të një avarie në sistemin e furnizimit.

Sipas Këlliçi, Rama u justifikua se tubat u vendosën në kohën kur qeveriste Partia Demokratike dhe për këtë gjë e ka fajin Saliu.

“Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë, ai që menaxhon buxhetin prej 13 vitesh dhe Bashkinë Vlorë, e paska gjetur problemin tek tubat e Partisë Demokratike. Si gjithmonë, sa herë janë në hall të madh e të kapur në flagrancë, zgjidhja është vetëm një: Opozita po qeveris keq dhe fajin e ka Saliu!!!

Me fjalët e veta, denoncon harresën ndaj komunitetit duke qenë se në atë zonë nuk qenka vënë dorë që në vitin 2009.

E vetmja gjë pozitive e kësaj historie skandaloze është fakti se protesta qytetare e alarmoi qeverisjen, duke arritur deri tek sulltani. Qytetarët e bashkuar fitojnë”, shkruan Këlliçi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)