Berisha: Kushtetuesja si organizatë e PS, s'mori vendim për masën time
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh për gazetarët pasi doli nga SPAK se Kushtetuesja ka vepruar si organizatë e PS, pasi nuk mori vendim për masën e tij.
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh për gazetarët pasi doli nga SPAK se Kushtetuesja ka vepruar si organizatë e PS, pasi nuk mori vendim për masën e tij.
"Me datën 17 ju më keni pyetur a e ke dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese. Unë e kam dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese para një viti, nuk mbahet mend kur. Më datën 17 dhjetor ata shpallën publikisht se do jetë seanca plenare, tani nuk i bëjnë me publik, nuk i bëjnë as me avoketërit, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë.
Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë ku dhe ka zbuluar për gazetarët mesazhin e radhës që la si shënim gjatë paraqitjes së tij në institucionin e drejtësisë.
Dhe në dhomën e këshillimit u mblodhën në seancë plenare, nuk morën dot vendimin që donin dhe njëlloj si një organizatë partie, nuk shpallën vendimin. Nuk kanë dhënë shkaqet. Ishte seancë plenare. Nuk kanë kërkuar asnjë dokument mbi bazën e mashtrimit dhe të urdhrit politik të turpshëm. As ata nuk e dhanë njoftimin. Njoftimi i mor sepse avokati im bëri shkresë dhe kërkoi njoftim se çfarë vendimi morët. Po meqenëse votat nuk u dolën për vendimin që donin, atëherë thanë se nuk kishte seancë, dhe do mblidhen në seancë plenare. Këta ishin në seancë plenare. Këta tregojnë se janë një grup mjeranësh, organizatë e mirëfilltë e PS-së, gjykatë e turpit që vepron në këtë mënyrë. Gjykata ishte e detyruar të bëjë njoftimin publik, u mblodhëm, vendosëm ose nuk vendosëm", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)