“Tradhti ndaj atdheut!” Lapaj: Jetojnë në SHBA e Gjermani e marrin paga në administratën shqiptare
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, rikthehet para Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për abuzime me fondet publike, keqmenaxhim të inceneratorëve dhe pagesa në administratë që shkojnë për njerëz që jetojnë jashtë vendit.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është rikthyer para Kryeministrisë menjëherë pas largimit të Partisë Partisë Demokratike, ndërsa ka akuzuar qeverinë për abuzime në menaxhimin e fondeve publike dhe për keqadministrim të inceneratorëve. Lapaj theksoi se nuk do të ndalet në kërkimin e drejtësisë, pavarësisht presionit politik.
Ai akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku për shpërdorim të fondeve, duke thënë se 53 milionë euro janë çuar në drejtim të paditur, dhe i lidh këto me skandalin e 400 milionë eurove të inceneratorëve, të cilat sipas tij nuk sollën zgjidhje për menaxhimin e plehrave. “Problemi im nuk është me Belindën si njeri, por me funksionarin e shtetit që është kapur në abuzim. Rama e ka mbrojtur atë si ministre dhe zëvendëskryeministre”, deklaroi Lapaj.
Lapaj zbuloi edhe një tjetër problem në administratën shtetërore, duke akuzuar se mijëra persona përfitojnë paga pa shkuar në punë, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit. Ai përmendi raste ku individë marrin paga nga institucione publike në Shqipëri, ndërkohë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara apo në Gjermani, duke e cilësuar këtë si “tradhti ndaj atdheut”.
Lapaj tha se nuk do të largohet nga protesta simbolike dhe është i gatshëm të përballet me çdo procedim ligjor, duke e cilësuar si detyrë qytetare të denoncojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin. Ai kërkoi gjithashtu verifikimin e administratës dhe përgjegjësive për funksionarët që përfitojnë paga pa kryer detyrat e tyre.
Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj është proceduar penalisht. Policia e Tiranës bën të ditur se katër persona të tjerë janë arrestuar, pas përplasjeve dje në bulevar
Sërish incidente në protestën e “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë. Raportohet se policia ka ndërhyrë gjatë natës duke shoqëruar disa protestues. Gjithashtu, në këtë ndërhyrje është lënduar dhe Adriatik Lapaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)