Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale edhe njëherë në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq, ku në disa zona reshjet e shiut ia kanë lënë vendin borës.
Teksa ka publikuar një listë të akseve ku ka problematika të theksuara, kreu i qeverisë iu kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin.
Në Rajonin Qendror
Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.
Në Rajonin Jugor
Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore.
Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme me automjetet tuaja. Në këtë periudhë, zhvillimi i trafikut vetëm për udhëtime esenciale është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve. Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash”, shkruan Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)