Pas disa kohësh mungesë në media, zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur në Novoselë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kreut të Emergjencave, aty ku situata nga moti i keq është rënduar ndjeshëm, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Teksa iu kërkoi banorëve që të ndjekin me përpikëri të gjitha thirrjet e autoriteteve për evakuim, Balluku njoftoi se është gati paketa për dëmshpërblimin e familjeve dhe biznesve të prekura nga përmbytjet e cila do të shpallet në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Emergjencave.
“Kryeministri është duke dizajnuar së bashku me ministrin e Financave një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu dhe për banesat. Nesër në 08:30 do ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet edhe një adresim i kryeministrit jo vetëm për zgjidhen e situatës, por edhe dëmshpërblyet që janë të rëndësishme për familjet dhe bizneset e prekura.
Sistemi energjetik ka performuar maksimalisht, pavarësisht kushteve atmosferike shumë të vështira. Nuk kemi pasur ndërprerje të gjatë, por kanë qenë momentale. Në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme”, tha Balluku.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)