"Vezë dhe domate ministrave kur t'i shihni", Berisha: Front më i gjerë opozitar
Në tryezën opozitare kreu i PD-së Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve në zonat e prekura nga përmbytjet që në këto ditë kudo të shohin ministrat ti gjuajnë me vezë e domate. Ai tha dhe njëherë se duhej të ishte shpallur fatkeqësia natyrore.
Në tryezën opozitare kreu i PD-së Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve në zonat e prekura nga përmbytjet që në këto ditë kudo të shohin ministrat ti gjuajnë me vezë e domate. Ai tha dhe njëherë se duhej të ishte shpallur fatkeqësia natyrore.
"Kurse ky përdor drejtësinë, segmente të drejtësisë për të bllokuar drejtësinë. Është një lloj grushti shteti që bën.Dhe në një akt provokativ ndër më të ulëtit, e kishte dërguar dje Lubi Ballukun tek Ura e Mifolit. Iu bëj thirrje qytetarëve, kudo që të shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate. Këta janë shkaktarë kryesorë të fatkeqësive tuaja. I dëgjuat sot, po shpifet. Çfarë po shpifet? Më falni, dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave. Këtu i kam. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë. Tjetrit nuk i punojnë pompat. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike. Të mos harrojmë se aty ka qenë kënetë, dhe nëse ujërat nuk hiqen, aty nuk jetohet më", tha ai.
Berisha foli për një front më të gjerë opozitar. "Ndaj dhe ne në këtë moment kritik për vendin, ndër më kritikët, mendoj se duhet të ngrihemi, duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetare për të larguar nga pushteti këtë bandë, këtë organizatë kriminale, me në krye Edi Ramën. Ideja se mund të vijnë të na e heqin nga jashtë është e gabuar. Ideja se mund të hiqet me procese gjyqësore është po kaq e gabuar, sepse ai bllokon. Ai do përdorë pushtetin me të gjitha forcat për të mbrojtur krimet e tij. I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi popull. Ndaj dhe mendoj se në frymën e përgjegjësisë më të lartë ne duhet të dalim me një forum opozitar të zgjeruar. Forca politike, shoqëri civile, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë", tha ai.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, ku kanë munguar krerët e partive të vogla, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj si dhe përfaqësues të PDIU
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)