Opozita do protestojë në çadra? Ja si përgjigjet Berisha: Do përcaktohen...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se protestat do të organizohen së shpejti, duke mos përjashtuar as mundësinë e vendosjes së çadrave para kryeministrisë.

09.01.2026. 15:59

"Do mblidhet dhe kryesia, dhe protestat të jeni të sigurtë që do të nisin. Protesta të vazhdueshme do të thotë që sheshi të mbushet çdo ditë. Do përcaktohen. Ato do përcaktohen se cila do të jetë forma. Do ngrihen çadra, do ngrihen. Do jenë të gjitha format", tha ai për gazetarët.

Për kreun e PD Parlamenti është asgjësuar. "Siç e shihni ju, parlamenti është asgjësuar. Kur parlamenti nuk mblidhet për të hequr imunitetin dhe shkel Kushtetutë, shkel çdo gjë, Edi Rama e ka aneksuar parlamentin, e ka asgjësuar parlamentin. Shkuarja apo mosshkuarja jonë është krejtësisht e parëndësi. Parlamenti nuk është më një institucion themelor i demokracisë, është një vegël në duart e Edi Ramës. Kjo është e faktuar tani", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)