Berisha reagon për Ramën: Sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
"Ramaduro foli për menderen e tij. Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”. Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!
Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!", shkruan Berisha.
Në podcastin e tij "Flasim" paraditen e kësaj të diele kryeministri Rama tha se drejtësia është e pavarur, por jo paanshme.
Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria duhet të adresojë problematikat në drejtësi në në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Sipas Ramës, ekspertë francezë do të ndihmojnë në diskutimet për Kodin Penal.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)