Akuza të forta nga Jamarbër Malltezi, i pandehur në dosjen "Partizani". Ai i quan hetimet politike ku sipas tij, prokuroria fillimisht gjeti autorin dhe më pas provat.
"Në këtë rastin konkret, është shumë e bukur sepse prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kemi identifikuar autorin. Pra “fajin e ka Saliu”, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin dhe në mungesë të provave apo të fakteve, tani ecin me pretendime apo perceptime që duhet të jetë e tillë se Berisha e kishte pushtet. Pra targetohet njëherë armiku, pastaj provat sajohen rrugës, siç ndodh rëndom në drejtësinë e demokracive popullore të lindjes. Pra, nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike, po kjo nuk është gjë, nuk është gjë e rëndë, nuk është gjë e re le të themi, është e rëndë për shtetin ligjor, por nuk është gjë e re. Për këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë minuar keq demokracinë. Sepse me mashtrimet e tyre, me fallsifikimet që kanë ndodhur, është e paimagjinueshme se si një prokuror mund të fallsifikojë dhe përmbajtjen e një VKM-je. Dhe doli në seancë që prokurorët kanë mashtruar", është shprehur ai pasi ka dalë nga zyrat e SPAK.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)