“Satelitët i verboi korrupsioni”, Berisha: Shqipëria u dogj dhe u përmbyt si asnjëherë më parë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së dhe në një konferencë me gazetarët, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “një organizatë kriminale që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së dhe në një konferencë me gazetarët, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “një organizatë kriminale që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”.
Duke u ndalur te situata e rëndë e përmbytjeve dhe zjarreve, Berisha tha se Shqipëria ka përjetuar një nga vitet më dramatike, ndërsa shteti ka dështuar të reagojë. “Shqipëria u dogj si asnjëherë tjetër në historinë e saj dhe më pas u përmbyt. Satelitët i verboi korrupsioni”, u shpreh ai, duke akuzuar qeverinë për shpërdorim fondesh dhe mungesë totale përgjegjësie.
Sipas Berishës, përmbytjet që prekën zona nga Gjirokastra në Shkodër, veçanërisht qarkun e Durrësit, nuk ishin pasojë e reshjeve, por e neglizhencës dhe vjedhjes së taksave publike. Ai deklaroi se infrastruktura kundër përmbytjeve ishte jashtë funksioni, ndërsa pajisje të rëndësishme, si pompat e hidrovorëve, ishin vjedhur. “Miliona euro kanë përfunduar në xhepat e lubive të qeverisë dhe banditëve të saj”, tha Berisha.
Sali Berisha denoncon për presione dhe kërcënime ndaj dëshmitarëve në çështjen Balluku, duke akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të drejtësisë dhe duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Lezha ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen misionit të opozitës për të rrëzuar regjimin e korruptuar të Edi Ramës.
Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se ka nisur “betejën më të rrezikshme me Kushtetutën”, duke bllokuar procedurat për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. “Ky është një grusht shteti në zhvillim. Rama nuk pranon ta dërgojë Ballukun në bankën e akuzës”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se opozita ka detyrimin të ofrojë zgjidhje dhe se shqiptarët presin fundin e kësaj, që sipas tij, është një qeverisje e zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)