Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ngritja e një kampusi të ri studentor në Durrës është sipas kryeministrit Edi Rama një nga zgjidhjet që qeveria po mendon për të lehtësuar barrën e qirave për studentët. Sipas tij studentët e Tiranës do ta kenë të lehtë aksesin në kampus duke shfrytëzuar linjën e re të trenit Tiranë-Durrës.
Në një takim me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private në vend, me fokusin e diskutimit tek e ardhmja e arsimit të lartë, Kryeministri Edi Rama adresoi krizën e strehimit të të rinjve, duke ofruar edhe një zgjidhje.
Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se qeveria po planifikon ndërtimin e komplekseve studentore në Tiranë dhe Durrës, si zgjidhje për çmimet e larta të qirave të banesave.
“Kemi dy kampuse të mëdha përpara: kampusin e Tiranës dhe kampusin e ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës. Me trenin që do të jetë në funksion shumë shpejt, do të jetë shumë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta”, tha kryeministri.
“Të gjithë të ulemi dhe ta shikojmë gjënë në sy. Sfida është dhe hajde që ta rregullojmë të gjithë së bashku”, tha Rama, duke theksuar se universitetet janë aleatë kyç të shtetit në procesin e integrimit europian.
Sipas tij, investimet e Bashkimit Europian në arsimin e lartë, veçanërisht për Universitetin e Tiranës, duhet të shfrytëzohen më mirë.
“Duhet ta vlerësojmë më shumë këtë kapacitet dhe ta vendosim në kushtet që të jetë më efikas në territor”, u shpreh kryeministri, duke ndalur edhe te rëndësia e procesit të akreditimit. “Ambicia tani është që ta çojmë në një nivel tjetër dhe të rrisim kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë po ashtu theksoi se ka ardhur koha për ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, i cili sipas tij ka nevojë të përshtatet me zhvillimet e kohës.
“Është koha për të rivizatuar ligjin e arsimit të lartë, pasi ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjellë koha dhe konstatimet e praktikës”, deklaroi Rama.
Ai bëri të ditur se ndryshimet do të hartohen nga një grup ekspertësh dhe synohet që të miratohen brenda këtij sesioni parlamentar.
“Ma ha mendja nuk do të presim sesionin tjetër të parlamentit për ta përgatitur bazën e ndryshimeve”, u shpreh ai.
Në përfundim, Rama nënvizoi se sfida kryesore e universiteteve shqiptare mbetet ndërkombëtarizimi dhe racionalizimi i burimeve, duke shtuar se Universiteti i Tiranës dhe institucione të tjera kanë rritur kapacitetet financiare përmes projekteve dhe partneriteteve europiane, jashtë buxhetit të shtetit.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 8 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 15 min më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 29 min më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 33 min më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 49 min më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)