Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS se ka në plan ngritjen e një godine të re për Parlamentin e Shqipërisë, teksa modernizimi do të prekë edhe administratën e Kuvendit.
Në fjalën e tij para deputetëve në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama u vendosi një detyrë të rëndësishme socialistëve.
Brenda dy vitesh, sipas shefit të qeverisë, duhet të përmbushen kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj Rama kërkoi nga të vetët angazhim maksimal në jetën parlamentare, por edhe kontakt të përditshëm me terrenin.
Sipas Ramës, në fund të 2027 u takon soacialistëve që për 83 mandatet e marra dhe besimin e qytetarëve, të shkojnë derë më derë dhe t’u komunikojnë se detyrën e kryen, duke ulur Shqipërinë në tryezën e BE-së.
“Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk do mund të jetë një opsion për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do flasim në asamblenë e ardhshme kombëtare së shpejti, por dua ta theksoj pasi besoj se 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë, 83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes poltike”, u tha Rama të vetëve.
Më tej kryeministri e fokusoi vëmendjen tek puna e Parlamentit, duke kërkuar modernizim jo vetëm të administratës së Kuvendit, por edhe të godinës, duke paralajmëruar se ka një plan për ndërtimin e ambienteve të reja.
“Ndryshimet brenda për brenda pushtetit, i nisëm me Komisionet, sot patjetër që qoftë nga kryetarët e komisioneve apo anëtarët e interesuar për të diskutuar do të dëgjojmë opinionin që keni lidhur me këtë formulë të re dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit që kemi kohë që themi që duhet të modernizohet dhe mbështet nga një transformim i rëndësishme teknologjik dhe nga ana tjetër duhet një kalendar i qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Asnjë nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, por ndihmojnë për t’i dhënë hapësirë dhe energji punës së deputetëve. Ribraktisja e territorit nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar dhe për këtë do flasim më konkretisht në Asamble, por 83 mandatet e kërkojnë këtë më ngulm. 83 mandate imponojmë shumë gjëra për këtë forcë politike duke nisur që nga detyrimi që fundin e 2027 t’u themi që ne e bëmë atë për të cilën ju kërkuam votën, i mbyllëm negociatat në BE. Më pas detyra tjetër është këmbëngulja me të gjitha qeveritë për integrimin europian”, deklaroi Rama.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 18 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 25 min më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 39 min më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 43 min më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 59 min më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)