Pas Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka anonçuar etapën e radhës ku do të takojë mbështetësit e opozitës. Në rrjetet sociale, ai njoftoi se pasditen e sotme do të jetë i pranishëm në Lezhë.
“Shihemi sonte në Lezhë! Në orën 18:00, te Pallati i Kulturës, ftoj të gjithë demokratët të bashkohemi pa dallime, për një Parti Demokratike të fortë dhe fituese”, shkruante Salianji në mesazhin e tij.
Takimet e ish-deputetit demokrat nuk janë parë me sy të mirë nga kupola drejtuese e PD-së. Madje, në disa raste kryetari Sali Berisha i ka komentuar ato si pjesë e “agjendës personale” të Salianjit, teksa është paralajmëruar edhe përjashtimi i tij nga partia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)