Dhuka: Brenda 2026 punë intensive për integrimin, reforma në drejtësi baza e besimit të BE

Shqipëria aspiron që gjatë 2026 të kalojë në fazën e mbylljes së negociatave për një sërë fushash të 33 kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

20.01.2026. 12:51

Dhuka: Brenda 2026 punë intensive për integrimin, reforma në drejtësi baza e besimit të BE

Shqipëria aspiron që gjatë 2026 të kalojë në fazën e mbylljes së negociatave për një sërë fushash të 33 kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, Majlinda Dhuka, ministre Shteti dhe Kryenegociatore, Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Toni Gogu, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin folën mbi procesin e negociatave.

Për ministren Dhuka aspirata për të arritur të gjitha përgatitjet deri në 2027 është mjaft pozitive.


"Në vitin 2026 Shqipëria do të kalojë dhe po punon intensivisht me këtë për të kaluar në fazën e mbylljes së negociatave me një numër të mirë fushash nga këto 33 me aaspiratën që në 2027 të kemi arritur të gjitha përgatitjet, kushtet për mbylljen e negociatave. Kjo është një punë komplekse por dhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit që nga shteti, te ekonomia, te shërbimet për qytetarët", tha ajo. 

Për ministren, reforma në drejtësi ka qenë baza e besimit për çeljen e negociatave.

"Reforma në drejtësi, reforma kyçe që ka shërbye si baza e besimit për çeljen e negociatave. Pasi të marr vlerësimin pozitiv dhe kur kjo të ndodhë, shpresojmë së shpejti, por ne e presim me durim, atëherë Shqipëria mund të kapërcejë në gurin tjetër kilometrik të rrugës së negociatave që është mbyllja. Ne kemi nisur përgatitjen për kushtet për mbylljen e negociatave, janë mbi 100 të tilla për 33 fushat, që në vitin 2025, por dhe më parë", vijoi ajo. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)