Roli i opozitës në integrimin në BE, Gogu: Të çlirohen nga kompleksi i sherrit e tymnajës

Ministri i shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu tha se nuk do të presin opozitën sipas tij, të çlirohet nga kompleksi se integrimi nuk ka të bëjë me sherr e tymnajë, por me ligje.

20.01.2026. 13:25

Roli i opozitës në integrimin në BE, Gogu: Të çlirohen nga kompleksi i sherrit e tymnajës

Marrëdheniet parlamentare mes pozitës dhe opozitës janë të tensionuara, teksa opozita akuzon maxhorancën se po i kufizon rolin parlamentar.  Vetë kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS tha se ligjet e integrimit nuk diskutohen por miratohen, duke lënë të kuptohet se mund të shkelet kriteri i konsensusit politik për integrimin.

Vetëm ministri i shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu tha se nuk do të presin opozitën sipas tij, të çlirohet nga kompleksi se integrimi nuk ka të bëjë me sherr e tymnajë, por me ligje.

"Ne do të presim deri në sekondën e fundit, po kur makinisti thotë ky tren lëviz tani nga stacioni, atë tren e presin gjithë shqiptarët, të gjithë duan të mbërrijmë në Bruksel dhe Brukseli një orë e më parë në çdo shtëpi shqiptare, në këtë moment e vetmja gjë që mund të bëjmë ne me shumë dhimbje të hipim në atë tren e atë vullnet që na dhanë shqiptarët. Ne nuk do presim opozitën të çlirohet nga paraliza dhe kompleksi që integrimi europian ka të bëjë me sherr, me tymnajë, dhe jo me rregulla dhe standarde që mund të duken të mërzitshme po ja që kështu është procesi, që duhen kthyer në ligje e rregulla dhe në realitet jo vetëm shtetëror por dhe shoqëror", tha ministri Gogu. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)