Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku 4 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë nga Garda e Republikës.
Edhe njëherë kreu i qeverisë, shprehet se 4 personat që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë nuk prehen në paqe, teksa e krahasoi drejtësinë si një breshkë që lutet për harresë.
“Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Më 21 janar 2011, mijëra protestues të organizuar nga opozita e asaj kohe e Edi Ramës protestuan përpara Kryeministrit kundër qeverisë së Sali Berishës.
Protesta shënoi akte përplasje me protestuesve dhe policisë, teksa nga godina e Kryeministrisë u qëllua me armë nga Garda në drejtim të civilëve.
Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cilësoi vrasjen e Aleks Nikës si krim shtetëror.
GEDNJ urdhëroi autoritetet shqiptare të rihetojnë çështjen, të konsideruar si shkelje e të drejtës për jetë, ndërsa avokatët e familjes kërkuan angazhimin e SPAK për hetimin e ish-zyrtarëve të lartë, duke theksuar se vendimi i Strasburgut krijon bazë për një hetim të ri të thelluar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)