Adriatik Lapaj mbetet sërish pa tendë, policia ndërhyn gjatë natës

Policia e Shtetit ka ndërhyrë sërish gjatë natës për të hequr tendën e improvizuar nga mbështetësit e “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj akuzon Edi Ramën se po urdhëron policinë për këto akte.

21.01.2026. 09:27

Adriatik Lapaj mbetet sërish pa tendë, policia ndërhyn gjatë natës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar sërish në rrjetet sociale ndërhyrjen e policisë së shtetit, e cila sipas tij nuk po e lejon të protestojë përpara kryeministrisë.

Lapaj, në një video live, shprehet se policia ka hequr plastmasën që e mbronte nga i ftohti me urdhër të Edi Ramës, i cili disa orë më pas do të derdhë lotë krokodili për viktimat e protestës së 21 janarit.

“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin.  21 janar, policët e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! E sekuestruan armën e krimit! Erdhën edhe këta të tjerët, shikoji këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë për 4 njerëz që u vranë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, thotë Lapaj.

Kujtojmë se Adriatik Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” ka nisur prej 6 javësh tashmë një protestë përpara kryeministrisë, ku kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)