Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli edhe për 21 janarin e 15 viteve më parë, ku mbetën të vrarë katër protestues.
Ai tha se garda zbatoi ligjin, teksa shtoi se i kishin kërkuar të largohej nga zyra dhe nuk kishte pranuar.
"Unë i kam thënë të gjitha për këtë ngjarje, kam shkuar edhe në Prokurori dhe kam dëshmuar. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, e dokumentuar, e faktuar. Ishte protestë me axhendë politike, siç janë dokumentet ndërkombëtare. Ishte protestë e paralajmëruar e Ramës se do tejkalohej kushtetuta. Ishte protestë e thirrur mbi bazën e falsifikimit të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, ku flitej për një letër të një pronari fitues tenderi për një hidrocentral, që e kishte marrë me gjykatë.
Edi Rama është përgjegjës kryesor për motivin dhe falsifikimin e dokumentit, për protestën e dhunshme që thirri, me një axhendë të caktuar. Më tha: prano zgjidhjen politike, ose do kalohet mbi kufoma. Nuk e di a e kanë thirrur apo jo, por ka një autor kryesor dhe ky është Edi Rama. Janë jo një, por më shumë se një deklarata të qeverisë amerikane ku kërkohet hetimi I plotë I kësaj ngjarje, nga polici I thjeshtë te organizatorët kryesorë.
Lotët që derdh janë lotë krokodili. Rama I solli ata si mish për top për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, po nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Garda qëlloi në kushtet e ligjit, zbatoi ligjin. Prandaj dhe ajo propozoi dënime. Kjo është historia. Edi Rama kërkon të përdorë këto viktima për të shpëtuar veten e tij", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)