Kuvendi do të mblidhet për Bordin e Paqes të enjten? PD: Nuk jemi njoftuar

Në një njoftim zyrtar, PD bën të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë komunikim nga Kryetari i Kuvendit për thirrjen e një seance plenare gjatë kësaj jave për Bordin e Paqes.

21.01.2026. 17:14

Sipas Partisë Demokratike, në seancën plenare të datës 19 janar 2026, me vendim të mazhorancës, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit është përcaktuar se kjo javë do të jetë pa seancë plenare. Po sipas këtij kalendari, seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 27 janar.

PD rikujton se Rregullorja e Kuvendit, konkretisht pika 3 e nenit 27/1, parashikon që njoftimi për mbledhjen e seancës plenare dhe rendin e ditës duhet t’u komunikohet deputetëve dhe publikut si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë para zhvillimit të saj.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike thekson se respektimi i rregullave kushtetuese dhe procedurale është thelbësor për garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së Kuvendit ndaj qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)