“Bordi i Paqes”, Taulant Balla: Moment pozitiv, duhet një votë unanime

Taulant Balla ka kërkuar një votë unanime nga Kuvendi i Shqipërisë për Bordin e Paqes, një organizëm i ri i krijuar nga presidenti Trump.

22.01.2026. 10:19

“Bordi i Paqes”, Taulant Balla: Moment pozitiv, duhet një votë unanime

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi një votë unanime të Kuvendit për Bordin e Paqes, një organizëm i ri që drejtohet nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Taulant Ballës, kjo ftesë për Shqipërinë tregon që vendi ynë është një aleat i besueshëm që kontribuon për paqen.

“Jemi ftuar të jemi vend anëtar themelues dhe anëtar të bordit. Kjo ftesë shënon një moment të paprecedent pozitiv, ku vendi ynë shihet si aktor që kontribuon për paqen dhe jo si pjesë periferike. Kjo ftesë nuk është diçka e zakonshme dhe as simbolike. Në letër presidenti Trump e cilëson nismën si një përpjekje historike dhe madhore duke theksuar nevojën për një qasje të re për ndërtimin e paqes, kudo që sot ka nevojë.

Bordi i Paqes sipas kartës që do të shqyrtojmë në komisionin e jashtëm është organizmi i duhur që synon stabilitetin. Është e rëndësishme të theksojmë në këtë parashqyrtim, të marrim në konsideratë nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar për shkak të fillimit sa më parë të punës të këtij bordi, ku ne do të përfaqësohemi nga kryeministri. T’u themi shqiptarëve dhe disa elementë. Nuk është ftuar Shqipëria si vëzhguese, por si bashkë arkitekte”, tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)