“Sazanin e ofrova dhe unë”, Sali Berisha: Bëra projekt me Berlusconin

Sali Berisha zbuloi para gazetarëve se edhe ai e ka ofruar më herët ishullin e Sazanit për t’u zhvilluar, teksa zbulon detaje nga projekti me ish-kryeministrin italian Silvion Berluconi.

22.01.2026. 11:06

“Sazanin e ofrova dhe unë”, Sali Berisha: Bëra projekt me Berlusconin

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat përpara selisë së Kuvendit, iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve për çështjen e Sazanit dhe investimit që pritet të bëhet në ishull nga dhëndri i Presidentit Trump.

Kreu i demokratëve për herë të parë u shpreh se nuk kishte kundërshtime që ishulli t’i jepej dikujt për ta zhvilluar pasi këtë gjë e kishte bërë dhe vetë gjatë qeverisjes së tij, por nuk kishte arritur ta finalizonte.

“Zvërnecit është një aferë private me pronarë, nuk e di të jetë dhënë tokë publike. Për Sazanin ne mbështesim investimet amerikane, por ky e bëri për influencë. Sazanin e kemi ofruar dhe ne sepse ai ka qenë një ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje, e ofrova unë mikut të shquar Berlusconi. Ai bëri një projekt të mirë por erdhi kriza financiare. Nuk është i lehtë për t’u zhvilluar.

Tani fondet janë të mëdha. Flitet për 2 miliardë euro dhe nëse bëhet nuk kam kundërshtim. Ky gjeti Jared Kushner që erdhi me fond të madh. Ky nuk e firmosi para zgjedhjes së presidentit dhe ky u mundua ta përdorë për një fotografi me Lindën, por ajo nuk ndodhi. Ramës nuk i jep kapital politik kjo gjë”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)