Mes debateve për procedurën e përshpejtuar, për kërkesën e projektligjit të përfshirjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën, në sallën e Parlamentit nuk mungoi ilariteti. Gjithçka pasi në foltore doli kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“A jeni gati që Rama t’i dorëzojë kompetencat Ballukut?”, tha kreu i demokratëve. Kjo fjali e tij nxiti të qeshura të mëdha, ku përpos deputetëve në sallë pamjet treguan edhe zv.ministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu që u shkrinë gazit.
“A jeni gati ju që Rama-duro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut? Përgjigjuni kësaj pyetjeje” tha Berisha. Kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që të mos fliste me këtë gjuhë, kryetari i PD-së i’u përgjigj: “Je njeri i Lubisë. Jeni lubistë”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)