Amendamenti i demokratëve për “Bordin e Paqes”: Përfaqësues të jetë presidenti

Në kërkesën e tyre, demokratët argumentojnë se synohet që të garantohet kushtetutshmëria dhe që vendi të përfaqësohet nga institucione, jo nga individë.

22.01.2026. 11:38

Amendamenti i demokratëve për “Bordin e Paqes”: Përfaqësues të jetë presidenti

Pasi ka shprehur se janë dakord që Shqipëri të jetë anetare e “Bordit të Paqes”, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend disa amendamente.

Rreth projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, demokratët argumentojnë se synohet që të garantohet kushtetutshmëria dhe që vendi të përfaqësohet nga institucione, jo nga individë.

Në kërkesën që iu drejtua Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvend, propozimi kryesor i Bardhit ishte që të shtohej një nen i ri, sipas të cilit Shqipëria duhet të përfaqësohet në “Bordin e Paqes” nga presidenti i Republikës, ose në mungesë të tij dhe me autorizim, kjo detyrë ti kalonte kryeministrit.

Gjithashtu, amendamentet përfshinin ndryshimin e titullit, si edhe të nenit 1 në projektligj. Në dokumentin e firmosur nga Gazment Bardhi, theksohej se propozimi është bërë në përputhje me nenin 71 dhe 75 të Rregullores së Kuvendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)