Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Kuvend pas shqetësimeve të opozitës se përse Shqipëria nuk ishte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen për praninë e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
Kreu i qeverisë u shpreh se me leje të Trump zgjodhi të priste vajzën e tij në Vlorë në vend që të shkonte në ceremoninë e firmosjes.
“Jeni të shqetësuar që pse nuk isha atje. Zgjodha të mikprisja vajzën në vend të ftesës së babait. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me leje të babait. Prisja nga Mediu që të hidhte pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës. Nuk ka problem nuk shohim divergjenca të tilla. Rrini të qetë analizat i kanë bërë ata që na ftuan”, tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)