Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka folur në Kuvend gjatë diskutimeve për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
Sipas saj ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë e cila ka treguar besueshmëri krah partnerëve.
“Ky moment ka peshë për mënyrën sesi Shqipëria po shihet në botë. Pak ditë më parë Trump i ka drejtuar kryeministrit një ftesë për të qenë anëtare e një Bordi. Për të qenë e ftuar që në fillim në ndërtimin e këtij mekanizmi. Kjo nuk është çështje partie, por e shtetit shqiptar. Në këtë sallë kemi dallime është normale, por ka momente kur ato nuk na ndihmojnë. Sot Shqipëria ka nevojë për normalitet. Ky është një vendim që do të mbetet në kohë pavarësisht kush është në qeveri.
Bordi nuk lind në një kohë normale por në një kohë që po ndryshon shpejt. Mekanizma që dikur funksiononin sot duken të lodhur. Ftesa për Shqipërinë tregon diçka konkrete. Sot nuk ka rëndësi sa i madh je në hartë, por sa i besueshëm je. Shqipëria e ka ndërtuar këtë besueshmëri. Ky partneritet strategjik nuk është slogan. Politika jonë e jashtme ka pasur vazhdimësi”, tha Spiropali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)