Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon të personalizojë dhe ftesën e Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për shkak të frikës që ai ka nga drejtësia.
Sipas kreut të demokratëve, Edi Rama i ka orët e numëruar pasi zëvendësja e tij Balluku do ta marrë me vete në bankën e të akuzuarve.
“Kjo seanca del jashtë të gjitha kritereve, por mazhoranca e krimit nuk ka ligj. Pavarësisht ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë në politikat e sigurisë të SHBA. Në qëndrimin tonë, në mbështetje të këtyre politikave, pasi SHBA janë aksioneri kryesor i paqes në botë. Ne e mbështesim këtë iniciativë plotësisht edhe për faktin se në dallim nga kombet e tjera askush nuk e ka përcaktuar lirinë e shqiptarëve sa SHBA. Në këtë kontekst për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për NATO ne qëndrojmë në anë të tyre. Bordi ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe Trump ka një meritë historike. Bordi është i mbështetur në dokumentin e OKB. Bordi ka mbështetje me rezolute të Këshillit të Sigurimit.
Seanca merr një karakter të paimagjinueshëm vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që po i vjen fundi që ta personalizojë si mburojë ajo që i rri në krah po e merr me vete dhe jo pa të drejtë. Ajo si një shërbëtore e bindur ka zbatuar çdo urdhër. Nuk ishte ajo që e mori me vete në Ankara, por e mori ai. Është ai që i dërgonte urdhrat sesi unaza e ndarë në 14 tenderë të shpërndahej, të vidhej. Është ai i cili figuron në të gjitha analet ndërkombëtare si bashkëpunëtor i kryekartelit Sinaloa”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)