“SPAK si sportel për letra nga populli”, Rama: Asnjë provë për Lalin, të fala Latifit

Me nota ironie kryeministri Rama ka sulmuar opozitën nga Kuvendi teksa diskutohej anëtarësimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes. Sipas tij, SPAK shihet si dritarja e fundit e PD për t’u rikthyer në pushtet.

22.01.2026. 13:35

“SPAK si sportel për letra nga populli”, Rama: Asnjë provë për Lalin, të fala Latifit

Një fjalim ironik drejtuar opozitës ka mbajtur kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit teksa diskutohej ratifikim i marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Teksa e cilësoi SPAK si të vetmin stacion të luftës së opozitës për pushtet, Rama nuk nguroi të thoshte se kreu i bashkisë së Tiranës, Veliaj mbahet në burg pa asnjë provë.

Më tej, ai ironizoi dhe drejtuesin amerikan të fushatës së PD në zgjedhjet parlamentare të majit.

“SPAK është bërë si një sportel për letra nga populli. Për Lalin janë shkruar tre volume policore, por provë nuk ka. Toni Blair nuk ka marrë kurrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar. Nuk latë fjalë të poshtër pa thënë pa UÇK-në. E furnizuat me naftë Beogradin. SPAK është stacioni i fundit i luftës tuaj për pushtet.

Sa shumë më thoni Rama Duro mua më duket sikur më thoni Rama Duro! Edhe ata 5 mijë veta që iu vinin u bënë si lekët e vjetra. Ju ndaluar pushimin e Shqipërisë nga palestinezët. Falë jush ata nuk do vijnë. Por ju duhet ta çoni në SPAK projektin e kampusit të universitetit të Durrësit. Një kokë e madhe tha se 2 mln palestinez do vendoseshin në Durrës.

Luli iku por 7 herë 7 mbeti. Latifin ku e keni, mos e lëshoni dhe thuajini që denoncimet t’ja çojë atij Kongresmenit që i lexon se Kongresi do merret me AKSHI-n. Ai kongresmeni ka aq lidhje sa amendamentet e Nard Ndokës me pr/ligjet e PS. Mos e lini pas dore atë non gratën për mua”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)