Mes batutave thumbuese dhe ngacmimeve për opozitën, kryeministri Edi Rama foli edhe rreth deklaratave të demokratëve se Amerika do ta shpallte non-grata. Ai deklaroi se kuotat e Parlamentit janë “zënë”, duke iu referuar kreut të PD-së, Sali Berisha, teksa u shpreh i nderuar se do të flasë në Parlamentin e Izraelit.
“Për parlamentin ka vetëm një kuotë non-grata dhe ajo është e zënë. Ai që e ka marrë e ka merituar. Do ju dalë fjala që do hiqet në mars 2025 dhe tani jemi në 2026-ën, por do ju dalë. Të hënën e ardhshme do t’i drejtohem parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në të njëjtin format që iu rezervua presidentit Trump dhe një numri udhëheqësish të huaj që mund të gjenden lehtësisht. Është një nder për të folur në atë kuvend”, deklaroi Rama.
Më tej kryeministri ironizoi edhe me drejtuesin e fushatës së demokratëve në zgjedhjet e fundit, Chris LaCivita. “Latifin ku e keni, mos e lëshoni dhe thuajini që denoncimet t’ja çoj atij Kongresmenit që i lexon, se Kongresi do merret me AKSHI-n. Ai kongresmeni ka aq lidhje sa amendamentet e Nard Ndokës me projektligjet e PS-së. Mos e lini pas dore atë non gratën për mua”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)