Kryeministri Edi Rama do të nënshkruajë marrëveshjen e “Bordit të Paqes”, të krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka ftuar zyrtarisht Shqipërinë që ti bashkohet nismës për paqen dhe rindërtimin e Gazës.
Në mënyrë formale, kryeministri Rama ka marrë edhe autorizimin e presidentit Bajram Begaj, për ta firmosur ai marrëveshjen. Aty theksohet se kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si edhe përfaqësimi i Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet tjetër publik.
Dokumenti i publikuar, është dhënë bazuar në Kushtetutën e Republikës dhe në mbështetje të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.
Foto ilustruese
AUTORIZIMI I PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ:
Autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, autorizoj Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave.
Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Republikës së Shqipërisë sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoriteti i përcaktuar në këtë autorizim është i detyrueshëm, në përputhje me ligjin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)