Teksa kryeministri Edi Rama ishte larguar nga seanca plenare, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua deputetëve socialistë që ta paralajmërojnë për protestën e thirrur të shtunën nga opozita.
"Rama po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thojini, po je burrë qëndro në zyrë. I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të", tha ai.
Ai akuzoi Ramën se biznesmenët po pengohen të marrin pjesë në gara me urdhër politik. "Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë. Mos krahaso të pakrahasueshëm", u shpreh Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)