“Njerëzit duhet t’i thërrasin mendjes”, Lapaj nga Shkodra: Më 31 janar në protestë, po ja rrëzojmë fasadën qeverisë

Adriatik Lapaj ka nisur nga Shkodra një fushatë për mobilizim qytetar, duke i ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën e 31 janarit në Tiranë.

22.01.2026. 19:01

“Njerëzit duhet t’i thërrasin mendjes”, Lapaj nga Shkodra: Më 31 janar në protestë, po ja rrëzojmë fasadën qeverisë

Me thirrje për qëndresë dhe bashkim kundër qeverisë, Adriatik Lapaj ka zgjedhur Shkodrën për të nisur një seri takimesh mobilizuese në prag të protestës kombëtare të 31 janarit, që pritet të zhvillohet në Tiranë në orën 18:00.

Para qytetarëve, Lapaj u bëri apel shqiptarëve të reagojnë dhe të mos pajtohen me atë që e cilësoi si regjim, duke theksuar se ndryshimi vjen vetëm përmes angazhimit qytetar.

Ai deklaroi se rrëzimi i qeverisë nuk ndodh brenda një dite, por është një proces që kërkon këmbëngulje dhe sakrifica, ndërsa shtoi se lëvizja që ai përfaqëson ka nisur tashmë të “çmontojë fasadën” e pushtetit aktual.

“Jemi brezi i fundit që luftojmë kështu, po plaken prindërit e mi dhe po shohim se si po na ikën jeta edhe ne. Njerëzit duhet ti thërrasin mendje, ose këtë vend kanë për ta gëzuar të tjetër. Do shtiesh njëherë në pushkë që të të vijë tjetri të ndihmojë. Po nuk shtive, nuk vij unë. Shumë thonë nuk e rrëzoni dot, por rrëzimi është proces. Por ne po ja rrëzojmë fasadën që askush nuk kishte guxuar ta bënte”, tha ai.

Sipas Lapajt, heshtja dhe pasiviteti vetëm sa e thellojnë krizën, ndaj protestat mbeten rruga e vetme për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)