Pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-presidenti i Republikës dhe njëherësh president i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar publikisht, duke hedhur poshtë çdo pretendim për shtyrje të qëllimshme të procesit gjyqësor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se seanca paraprake sapo ka nisur realisht dhe se ka qenë pikërisht insistimi i tij që gjykimi të fillonte.
“Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.
U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t'i ndërprerë prokurorët, por për t'i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës”.
Ai shkroi se për disa orë prokurorët lexuan akuzat lidhur me çështjen CEZ-DIA, të cilat sipas tij janë të njohura prej kohësh, ndërsa u detyrua të ndërhynte për të kundërshtuar, siç tha, pasaktësi para gjykatës.
“Sidoqoftë dua t'i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t'i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies”, shkroi Meta në Facebook.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)