Bardhi takon ministrin gjerman për Europën: Garantimi i zgjedhjeve të lira, jetike për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike theksoi edhe “lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar” dhe “lejimin e organeve të drejtësisë të bëjnë punën e tyre”.

23.01.2026. 16:45

Bardhi takon ministrin gjerman për Europën: Garantimi i zgjedhjeve të lira, jetike për Shqipërinë

“Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është jetik për Shqipërinë”. Kjo ishte një prej temave të diskutimit, që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zhvilloi në takimin me ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të deputetit demokrat në “facebook”, theksi u vendos edhe te “lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar” dhe “lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre”.

Gjatë diskutimit me ministrin gjerman për Europën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Bardhi mori garanci për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nga ana e tij, deputeti demokrat shprehur mbështetjen e opozitës për këtë proces, por theksoi që ai nuk duhet të përdoret “si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)