Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Nuk lanë gjë pa thënë dhe në fund votuan

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sërish historike ftesën e Presidentit Trump që Shqipëria të ishte pjesë e Bordit të Paqes. Sipas kreut të qeverisë, pavarësisht zhurmës që bëri, opozita e miratoi në unanimitet këtë marrëveshje në Kuvend.

25.01.2026. 09:48

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Nuk lanë gjë pa thënë dhe në fund votuan

Në Podcastin e fundjavës, kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, një organizëm i ri i krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Për kreun e qeverisë, ftesa ishte një vlerësim për Shqipërinë dhe e mirëseardhur, teksa akuzoi opozitën se pavarësisht zhurmës që bëri e miratoi atë në unanimitet.

“Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë. Një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe më një domethënie historike. Presidenti Trump më dërgoi këtë ftesë për t’iu bashkuar në Bordin e Paqes, një organizëm i ri i themeluar prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues. Ishte një ftesë e mirëseardhur, por edhe pse nuk dyshoja që do të kishte zhurmë, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa përrallave që duhet të jesh vërtetë rëndë që të arrish deri në pikat ku u arrit.

Ftesa u pranua u ratifikua dhe në formën e një pr/marrëveshjeje në Kuvend dhe Shqipëria si një vend që ka zgjedhur paqen si busull dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza ndërkombëtare e pranoi me një po të fortë dhe me votat e atyre që deri kur votuan nuk lanë gjë pa thënë”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)