Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan.
Teksa e cilëson Erdogan si një mik të Shqipërisë, kryediplomatja shqiptare shprehet se marrëdhënia mes dy vendeve është ndërtuar mbi histori dhe besim reciprok.
Postimi i Spiropalit:
“Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.
Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)