“Xhelati i Gazës është Hamasi”, Rama si Trump në Knesset: S’ka paqe pa çarmatosjen e tyre!

Kryeministri Edi Rama u bë sot i dyti lider i huaj pas Donald Trump që mbajti një fjalim historik në parlamentin izraelit, Knesset, ku u kujdes ta etikeonte Hamasin si xhelatin që ndolli luftën mes izraelitëve dhe palestinezëve, me sulmin e tetorit 2023.

26.01.2026. 17:06

“Xhelati i Gazës është Hamasi”, Rama si Trump në Knesset: S’ka paqe pa çarmatosjen e tyre!

Në një fjalim historik të mbajtur në parlamentin izraelit, Knesset, si i dyti lider i huaj pas Donald Trump, që i drejtohet ligjvënësve dhe popullit izraelit, kryeministri Edi Rama u kujdes që ta bënte të qartë mendimin e tij dhe qëndrimin e Shqipërisë sa i përket zhvillimeve në Lindjen e Mesme, konfliktit Izrael–Hamas dhe marrëdhënieve mes Tiranës dhe Tel Avivit.

Duke e cilësuar një privilegj për vendin tonë miqësinë me Izraelin, Rama tha: “Është nder për mua të qëndroj dhe të flas këtu para jush”.

Në deklaratat e tij, kryeministri ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me përgjegjësinë për dhunën në Gaza, e cila nisi pas sulmit të 12 tetorit 2023. “Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha Rama, duke e cilësuar atë si një organizatë terroriste që, sipas tij, ushtron dhunë si kundër palestinezëve ashtu edhe kundër popullit hebre.

Ai kritikoi mënyrën se si konflikti është pasqyruar në disa media ndërkombëtare. Rama solli një paralelizëm mes historisë së Shqipërisë dhe realitetit në Gaza, duke përmendur një tunel në qendër të Tiranës të ndërtuar nga regjimi komunist.

Më lejoni t’ju marr me vete shumë larg me Jeruzalemin. Është një tunel në qendër të Tiranës, i ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’iu strehuar nga ndonjë sulm, i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem.  Më ka ardhur keq që shumë media ndërkombëtare e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur por kanë harruar të tregojnë kush është xhelati. Ai është Hamasi.  Sot ai tunel që përmenda pak më parë në Tiranë, është kthyer në një hapësirë për të kujtuar viktimat e atyre që ndërtuan tunelin. Ato tunele ku Hamasi vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë një dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolektive dhe si shembull e memories kolektive që nuk duhet të harrojë të sjellë për të ardhmen vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë”, tha Rama.

Gjatë fjalimit, Rama shprehu edhe mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Izraelit për mbështetjen e dhënë gjatë sulmit kibernetik iranian.

“Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Në mbyllje të fjalimit, Rama vendosi theksin tek karakteri ndërfetar i shoqërisë shqiptare për të ilustruar sesi dy kombe sipas tij në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Palestina, duhet të bashkëjetojë në paqe.

“Unë nuk jam mysliman, por gjysma ime më e mirë është myslimane”, u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe tolerancës.

“Ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët le të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)