Në foltoren e radhës pa Sali Berishën, ishte Belind Këlliçi ai që edhe njëherë i bëri jehonë protestës që opozita mbajti të shtunën, ku u shënuan dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Deputeti demokrat deklaroi se dhuna në këtë protestë kombëtare u urdhërua direkt nga Edi Rama, çka sipas tij tregon që regjimit i ka ardhur fundi.
Këlliçi ftoi mbështetësit që të bashkohen nesër në dhomën penale pranë Gjykatës së Tiranës ku do të vendoset dhe për 19 të rinjtë që u ndaluan për incidentet e dhunshme gjatë protestës.
“Falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në protestë. Nesër të shkojmë në 10:30 pranë dhomës penale të gjykatës së Tiranës për lirimin e këtyre 19 të rinjve. Dy netë më parë narkoshteti tregoi se është më i dobët se kurrë. Dhe këtë gjë e tregoi me dhunë. Kur pushteti godet qytetarët pa arsye, i ka hyrë frika në palcë. Çarja e madhe ka filluar.
Gazi i skaduar, uji me piper, goditjet e minorenëve janë vendime politike nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet në paranoj nuk përdor dhunën për të ndalur protestuesit. Dhuna ka qenë program i këtij sekti që kur erdhi në pushtet. Veprimet antiligjore janë urdhra politike nga Edi Rama.
Dhunë është të qeverisësh pa llogaridhënie. Dhunë është zhvatja e çdo qytetari. Dhunë është të detyrosh rininë e një vendi të largohet. Ne i rezistuam strategjisë që donte të na shuante. Jemi të bashkuar për t’i dhënë dërrmën kësaj kërme politike”, tha Këlliçi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)